RMV, mbi 7 mijë vende të lira të punës, kryesisht në dy sektorë, në fund të vitit 2020

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të fundit të vitit 2020 ka pasur 7916 vende të lira të punës dhe 496 599 vende të plotësuara, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2020, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.57%”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që numri i vendeve të plotësuara ka arritur në 496 599.

Më së shumti vende të lira të punës janë regjistruar në sektorin: industria përpunuese (2,210), riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (1,283), shërbime administrative dhe mbështetëse (713), si dhe në ndërtimtari (609).

Më së paku vende të lira të punës janë regjistruar në sektorin për furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, duke u regjistruar vetëm 5 vende të lira, ose një shkallë prej 0.06%.

Në Rajonin e Shkupit janë regjistruar 3861 vende të lira dhe 255 519 vende të plotësuara, në Pellagoni (46 490 të plotësuara, 1130 të lira), Jugperëndimore (36 339 të plotësuara, 688 të lira), ndërsa në rajonin e Pollogut janë regjistruar 27 221 vende të plotësuara dhe 285 vende të lira.

Ndryshe, sipas të dhënave më të fundit dhe analizës së publikuar në vitin 2019, përqindja e kuadrit me arsim të lartë që jeton dhe punon jashtë vendit është tepër e lartë – pothuajse 40% ose më shumë se një e treta e kuadrit me arsim të lartë.

“Arsyet për ikjen e trurit përgjithësisht kanë të bëjnë me mundësitë e punësimit, rrogat më të larta, avancimin profesional dhe trajnimin, një të ardhme më të mirë për anëtarët e familjes, siç janë mundësitë për arsimin e fëmijëve dhe kushtet më të mira të jetesës dhe punës” – konkludojnë revizorët.

Në fund të muajit të kaluar, Agjencia e Punësimit regjistroi 13,262 të papunë me arsim të lartë. Në gjithë vendin, nga 101.748 qytetarë që kërkojnë punë aktivisht, të rinj të moshës deri 29 vjet janë 20.698, apo 20% nga numri i përgjithshëm që kërkojnë punë aktivisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button