RMV, policia kërkoi nga qytetarët që të paraqesin rastet e “fajdeve”, paralajmëroi dënime deri tre vjet burg

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar aksionin kundër “fajdeve”, si pjesë e luftës për rritjen e sigurisë së përgjithshme në vend, për çka ka kërkuar nga qytetarët të paraqesin rastet edhe në mënyrë anonime, transmeton Portalb.mk.

“Ka filluar edhe aksioni operativ i cili ka për qëllim asgjësimin e dukurisë kundërligjore për hua-dhënien e të hollave për dobi materiale në disproporcion të madh (kamatë shumë e lartë), e njohur si fajde”, paralajmërojnë nga policia, duke kërkuar që qytetarët të paraqesin rastet në numrin e telefonit 0800 00 201.

Policia, duke e përkufizuar “fajden” si dhënie e të hollave hua me kamatë shumë të lartë, përkujtoi që në bazë të nenit 260 nga Kodi Penal, kjo është një vepër e dënueshme deri më 3 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button