Zaev: Marrja e nënshtetësisë me dëshminë e tre personave e papranueshme, nevojitet propozim i ri

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi sot se janë për zgjidhjen e çështjes së nënshtetësisë për qytetarët në Maqedoninë e Veriut, të cilët nuk e posedojnë këtë dokument, por ai tha se propozimi i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që nënshtetësia të fitohet duke dëshmuar tre persona, është e papranueshme. Ai tha se për marrjen e nënshtetësinë, duhet të sigurohen dëshmi materiale, transmeton Portalb.mk.

“Sa i përket pjesës së ligjit për nënshtetësi, zgjidhja që propozohet që me tre dëshmitar të fitohet nënshtetësi me të vërtetë thash se është e pamundur, kjo nuk është askund në botë. Duam që të gjejmë zgjidhje që do të jetë në bazë të dëshmive dhe argumenteve. Kam thënë një herë, një dëftesë nga shkolla fillore, një e drejtë tjetër e realizuar në vend e cila vërteton. Të paktën të ketë dëshmi materiale, sepse ai që vendos që të vë nënshkrimin e tij nuk mundet të bazoj nënshkrimin e tij dhe përgjegjësinë e tij në bazë të dëshmitarëve. Jemi pozitiv për zgjidhjen komplete me nënshtetësi për ata qytetarë që nuk kanë. Disa herë kemi bërë thirrje për zgjidhje, të kërkohet zgjidhje se si të zgjidhen dhe nuk mendon se për këtë çështje duhet të bëjmë bllokadë”, deklaroi Zaev gjatë konferencës për media, ku u prezantua projekti për rikonstruimin e Sallës Universale.

Kryeministri ka shtuar se Qeveria është pro për zgjidhjen e kësaj problematike dhe se në këtë drejtim duhet të përpilohet propozim i ri.

“Ne si shumicë qeveritare themi po, ndjejmë nevojën që të zgjidhen në atë mënyrë si është e shkruar ajo në mënyrë ndërkombëtare dhe si është e mundshme përmes dëshmive dhe argumenteve, jo të dëshmitarëve. Do të gjejmë mënyrën dhe besoj se punon Ministra e Drejtësisë dhe shërbimi për evidencë amë për gjetjen e zgjidhjes, që të japim kundër propozim apo në grupe punuese të gjejmë propozim që të zgjidhet edhe kjo çështje”, tha ai.

I pyetur rreth propozimi të Lëvizjes Besa, që në letërnjoftim të qëndron edhe grafi për përkatësinë etnike, Zaev tha se, që nga fillimi kanë mbështetur këtë propozim, por sipas tij, rregullativa e re evropiane nuk e parasheh një gjë të tillë.

“Ne kemi dhënë fjalë që nga viti 2019 në fillim të vitit, kur përfundonim ndryshimet kushtetuese dhe këtë e kemi konfirmuar me kumtesë të Qeverisë dhe e konfirmojmë edhe sot. Kuptohet edhe ata treguan fleksibilitet me opsionin e zgjedhjes për vendosjen e atij grafi të përkatësisë etnike. Por njëkohësisht është moment i ri edhe për ne edhe për ata që, nga gushti hyn në fuqi rregullativa e re evropiane ku, sekreti i privatësisë është i garantuar, përkatësisht është i ndaluar që të shkruhet në dokumentet për identifikim personal. Unë do të shkoja që të sillen vendimet, posaçërisht me opsionin e zgjedhjes dhe sapo të hyn në fuqi rregullativat e Bashkimit Evropian ne duhet t’i respektojmë”, u përgjigj kryeministri Zaev.

Propozim ligji i ri për nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut parasheh lehtësim të procedurës së marrjes së këtij dokumenti, në krahasim me rregullat dhe procedurat e deritanishme. Qytetarëve që kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut në kohën e Jugosllavisë ose janë lindur në Maqedoni, pavarësisht vendit të prejardhjes dhe kanë jetuar këtu deri më 8 shtator 1991, t’u mundësohet të marrin nënshtetësi, njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare sipas Kushtetutës, janë disa prej lehtësimeve që parasheh propozim ligji për nënshtetësi i propozuar nga grupi parlamentare ASH – AAA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button