Në Maqedoni disa qindra qytetarë janë persona pa shtetësi

Në Maqedoni disa qindra qytetarë janë apartidë (persona pa shtetësi) prej të cilëve mbi 70 për qind janë romë, tregon raporti “Romët përkasin – Joshtetësi, diskriminim dhe margjinalizim të romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë”, i prezantuar sot në Shkup.

Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj me punë në terren nga viti 2010 e deri tani ka identifikuar 664 raste të persona pa shtetësi, si  lindje dhe emër personal të paregjistruar dhe personat të cilët nuk e kanë të rregulluar shtetësinë, prej të cilëve rreth 70 për qind janë romë, thuhet në raport.

Sipas Nina Marij nga Rrjeti evropian i joshtetësisë, në Evropë ka mbi 600.000 persona pa shtetësi, ndërsa nëpër gjithë botën numri i tyre është mbi 10 milionë persona.

“Për shkak të mungesës së dokumenteve një numër i madh i popullatës rome jeton pa shtetësi dhe nuk mund ta dëshmojnë identitetin dhe kombësinë e tyre. Joshtetësia do të thotë të jetohet pa kombësi, pa shtet dhe paraqet anomali juridike. Personat pa shtetësi ballafaqohen me vështirësi të mëdha që t’i realizojnë të drejtat e tyre fundamentale për arsim, mbrojtje shëndetësore, punë dhe liri të lëvizjes”, tha Marij.

Në raport thuhet se në Maqedoni sipas statistikave zyrtare jetojnë 53.879 romë ose 2,7 për qind e popullatës së përgjithshme.

Raporti është përgatitur nga ana e Qendrës evropiane për të drejta rome, Instituti për joshtetësi dhe inkluzion dhe rrjeti evropian për joshtetësi, në bashkëpunim  me projekt partnerët kombëtar Shoqëri për ndihmë juridike nga Shqipëria, shoqata Të drejtat e Juaja nga BeH, Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj, Romë të Rinj nga Mali i Zi, Praksis nga Serbia dhe Dhjetë prilli nga Ukraina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button