Tentoi të marrë kredi të shpejt me letërnjoftim të falsifikuar, policia e arrestoi 26 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një qytetar 26 vjeçar nga Shkupi për shkak tentimit për të marrë kredi me dokumente të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

“Në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria 26 vjeçarin V.M. nga Shkupi. Ai ka tentuar me letërnjoftim të falsifikuar të merr kredi të shpejt”, njoftoi Policia.

Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit, i cili gjatë tentimit për të shfrytëzuar letërnjoftim të rrejshëm, është vërejtur nga i punësuarit në shoqatën financiare që jep kredi të shpejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button