Për shkak të Kovid-19, transporti ndër-urban me autobus vitin e kaluar kishte 3 milionë udhëtarë më pak (Infografik)

Pandemia me covid-19 bëri që transportuesit e autobusëve në vend vitin e kaluar të regjistronin rekord historikisht negativ në numrin e udhëtarëve të transportuar jashtë qytetit, por edhe në transportin ndërkombëtar. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në vitin 2020, me transportin ndër-urban janë transportuar 2.794.000 udhëtar, përderisa me linjat e autobusave për në vendet e huaja kanë udhëtuar vetëm 141.000 persona, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Numrat negativë nga viti i kaluar janë vetëm një vazhdim i agonisë që po kalon transporti me autobus në vend gjatë periudhës së kaluar. Në krahasim me vitin 2019, vitin e kaluar numri i pasagjerëve në transportin ndër-urban është ulur me 3 milion udhëtarë, përderisa në transportin ndërkombëtar të autobusëve në vitin 2020 kishte gjysmë milioni më pak udhëtarë në raport me një vit më parë.

Të dhënat janë edhe më të këqija krahasuar me periudhën para vitit 2013, kur autobusët ndër-urban transportonin 15 milion udhëtarë në vit.

Arsyet kryesore të rënies së numrit të udhëtarëve të transportuar vitin e kaluar ishin kufizimi i kapacitetit maksimal të mjeteve të transportit, të cilin kompanitë e autobusëve e kishin patjetër ta ndiqnin në ato periudha kur lejohej transporti ndër-komunal. Orët policore që hyjnë në fuqi pranverën e kaluar, si dhe ndalimet e përkohshme në transportin e udhëtarëve për në dhe nga komuna të caktuara, shkaktuan përçarje të plotë të linjave të transportit të udhëtarëve në kohë të caktuara.

Mënyra e vetme për të përmirësuar situatën është rritja e kapacitetit për transportin e udhëtarëve. Në seancën e djeshme, Qeveria, me kërkesë të grupit të transportuesve komunalë dhe ndërkomunal, lejoi rritjen e numrit të lejuar të udhëtarëve nga 50 në 75 përqind të kapacitetit total të mjeteve të transportit. Qeveria e pranoi këtë lehtësim të kufizimit pasi mori pëlqimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Ndryshe, “Portalb.mk” dhe “Meta.mk” periudhën e kaluar disa herë kanë shkruar për arsyet e rënies së interesit për përdorimin e transportit me autobus në vend. Flota e rrënuar e automjeteve, kontrolli i pamjaftueshëm i inspektorëve mbi parregullsitë në transportin e udhëtarëve të disa transportuesve dhe numri në rritje i taksistëve ilegalë i shtyjnë qytetarët të shmangin përdorimin e autobusëve dhe të rrisin udhëtimet që bëjnë me makinat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button