Megjashi: Prindërit e divorcuar përdorin kovid-19 si justifikim për të ndaluar kontaktin e fëmijëve me prindin tjetër

Çiftet e divorcuar përdorin pandeminë si justifikim për të mos lejuar fëmijët të shohin njërin prej prindërve, thonë nga Ambasada për Fëmijë “Megjashi”, njofton Portalb.mk.

Në SOS-telefonin e Ambasadës për fëmijë “Megjashi”, vitin e kaluar janë regjistruar 240 telefonata, që është dy herë më shumë se në vitin 2019 dhe ka një trend rritjeje. Në këto raste, ekziston mundësia e shkeljes së një ose më shumë të drejtave të fëmijëve për 426 fëmijë.

Shumica e thirrjeve, ose 27 përqind, kishin të bënin me marrëdhëniet familjare, gjegjësisht parandalimin e fëmijës për të parë prindin e tjetër, ndërsa pjesa tjetër janë ankesa për dhunë, qasje në arsim, shëndet apo të drejta të tjera.

“27 përqind e telefonatave kanë të bëjnë me pamundësimin e fëmijës të shohë prindin tjetë me arsyetimin se pandemia e vë fëmijën në rrezik, sikur prindi i dytë të jetë bartës, kurse prindi i parë të mos jetë bartës dhe në atë mënyrë marrëdhëniet e prishura nuk mund të jenë marrdhënie funksionale prindërore. Kjo na tregon që duhet të zbatohen masa shtesë dhe edukime të prindërve gjatë ndarjes së tyre. Atyre u duhet kushtuar më shumë vëmendje dhe vetëdije për dëmin që bëjnë me komunikimin e tyre konfliktual të ndërsjellë, ndërsa nuk marrin parasysh nevojën e fëmijës, nevojën natyrore që ai ka për të dashur të dy prindërit në mënyrë të barabartë; gjithçka që pengon në realizimin e asaj nevoje i bën dëm të madh fëmijës”, tha kreu i Megjashit, Dragi Zmijanac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button