Autoritetet e RMV-së kanë kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Igor Spasovit, vrasësit të Martin Neshkovskit

Ministria e Drejtësisë informoi sot se Maqedonia e Veriut ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Igor Spasovit, vrasësit të Martin Neshkovskit, njofton Portalb.mk.

“Dje, pas përfundimit të dokumentacionit, kërkesa iu dërgua autoriteteve bullgare, të cilët do të vazhdojnë të veprojnë sipas të njëjtës”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kërkesa për ekstradim është nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Kujtojmë se, Igor Spasov, është dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit. Ai u arratis dhe më pas u arrestua më 2 shkurt në Sofje. Nga Ministria e Brendshme thanë se i ka informuar policia bullgare që ai ishte arrestuar pas një urdhri ndërkombëtar arrestimi të lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë.

Spasov ka qenë pjesëtar i forcave speciale në Ministrinë e Brendshme, i cili u dënua për vrasjen e të riut Neshkovski gjatë festimit në Shkup për fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare më 5 qershor të vitit 2011.

Ai u dënua me 14 vjet burg dhe ishte në kërkim që nga tetori 2019, pasi paraprakishte kishte kryer rreth gjysmën e dënimit me burg. Që Spasov është në arrati u konfirmua zyrtarisht në fund të tetorit 2019 kur ai nuk u kthye në burgun e Idrizovës për të përfunduar dënimin. Ai u la i lirë nga burgu për arsye shëndetësore dhe nevojën e operacionit.

Për vuajtjen e dënimit, Spasovskit i kishte mbetu edhe 7 vjet e 3 muaj burg. Dënimin me burg e mbante që nga viti 2011, ndërkaq iu ndalua për një vit për shkak të problemeve shëndetësore. Ai do të duhej që të paraqitet në Burgun e Idrizovës më 18 tetor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button