Një javë nuk ka gjurmë nga vrasësi i Martin Neshkovskit, MPB-ja nuk e ka kërkuar

Ka një javë që vrasësi i Martin Neshkovskit, Igor Spasov nuk është në Burgun e Idrizovës dhe nuk ka gjurmë prej tij. Këtë e ka bërë të ditur edhe drejtori i Burgut, Bobi Mojsovski, i cili tha se Spasovi nuk është kthyer fare të premten, pasi i ka mbaruar ndërprerja me kusht e dënimit, transmeton Portalb.mk.

Bobi Mosojvski të hënën e ka njoftuar Gjykatën e Shtipit, se i dënuari nuk është kthyer, por nga atje ende nuk ka përgjigje kthyese.

“Spasov duhej të kthehej të premten, deri në mesnatë, por meqë nuk u paraqit as të hënën, e kemi njoftuar Gjykatën e Shtipit dhe Drejtorinë për Parashtrim të Sanksioneve. Ende nuk kemi marrë përgjigje kthyese”, tha Mosojvski për “Fokus”.

Nga Gjykata e Shtipit nuk është arritur të merret qëndrim, pasi janë të pakapshëm, ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë bërë të ditur se nuk e kanë kërkuar deri tash Spasovin, sepse nuk kanë marrë njoftim.

Gjurmë për Spasovin, nuk ka edhe avokati i tij, Vane Andreev.

Përndryshe, Spasovi është dënuar me aktvendim të fuqishëm me dënim prej 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit. Vrasja ka ndodhur gjatë festimit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhje parlamentare. Spasovi prapa grilave u dërgua në qershor të vitit 2011.

“Bomba” 29: Kur policia vret dhe hesht! (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button