RMV, pritet që vaksinat e para të arrijnë nesër
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se është e mundur që nesër vendi të marrë vaksinat e para, transmeton Portalb.mk.
“Çdo ditë shpresojmë që vaksinat të mbërrijnë në vend sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi njoftime se dozat e para mund të mbërrijnë nesër, por nuk është ende e sigurt, me saktësi do ta dimë pasdite”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme mbi tranzicionin energjetik.
“Ju njoftojmë që nesër, 11.02.2021 (e enjte), në orën 14:00, në vendkalimin kufitar Tabanoc, Kryeministri Zoran Zaev do ta mirëpresë delegacionin e udhëhequr nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin do të arrijë dërgesa e parë e vaksinave”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Zaev, thuhet më tej në njoftim, i shoqëruar nga ministri Venko Filipçe dhe Presidenti Vuçiq, do të japin deklarata të shkurtra për mediat në vendkalimin kufitar.
Ndryshe, plani për vaksinim është përgatitur dhe ai parasheh që në ditë të vaksinohen prej 2000-2500 qytetarë. Për çdo qytetar që do ta pranojë dozën e parë, menjëherë do të rezervohet edhe doza e dytë që duhet ta marrë pas 21 ditëve.
Sipas planit, të parët do të vaksinohet të gjithë personat e grupit më të rrezikuar, i cili është i ndarë në dy grupe – në të parin janë punonjësit shëndetësor të cilët punojnë në qendrat covid dhe covid pacientë, në grupin e dytë janë të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç.
Në fazën e dytë do të vaksinohet personat më të moshuar se 65 vjeç, personat prej 18 deri 64 vjeç me komorbiditete apo gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, punonjës shëndetësor nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrat e Shëndetit Publike, farmacistët, stomatologët dhe personeli tjetër shëndetësor, të punësuar në institucione tjera vitale, infrastrukturë kritike dhe gazetarë, të punësuar në institucionet shëndetësore dhe kopshte.
Në fazën e tretë personat e mbetur nga më shumë grupe prej veprimtarive tjera të rëndësishme siç është ushqimi, transporti, prodhimi i barnave, higjiena komunale, sektori bankar, bujqësi, të punësuarit në arsim, në shëndetësi me rrezik të ulët të infektimit, persona të cilët nuk mund të mbajnë distancë fizike dhe në fund të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta marrin vaksinën në moshë prej 18 deri në 64 vjeç.
Gjatë kësaj jave duhet të publikohet ueb faqja me karakter informativ dhe në të cilën qytetarët do të mund të paraqiten për vaksinim. Paraqitja do të realizohet me vendosjen e të dhënave personale, qytetarët do të identifikohen dhe do të marrin përgjigje në postë elektronike në të cilën do të shkruan se është pranuar paraqitja e tyre dhe do të mund të presin thirrje nga mjeku amë për terminin kur do të caktohet vaksinimi, në pajtueshmëri me grupin në të cilin bien.
Përpos vaksinave kineze, vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi Covax dhe për po aq sasi negociohet edhe me kompaninë “Pfizer”. Vaksinat e para nga Covax do të jenë nga prodhuesi “AstraZeneca” dhe ato priten të arrijnë në mars, ndërsa për ato të “Pfizer”, ministri tha se po precizohen marrëveshjet.