RMV, të premten debat publik në Kuvend për konceptin e ri të arsimit fillor
Debati publik për konceptin e ri të arsimit fillor, të cilin e organizon Kuvendi është caktuar të premten ku do të përmblidhen të gjitha mendimet, ndërsa tashmë pas kësaj hyjmë në fazën e miratimit dhe përgatitjes së plan-programeve të cilat janë kyçe, njoftoi dje ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, transmeton Portalb.mk.
“Përpara deputetëve do të kemi mundësinë ta prezantojmë konceptin, të ftuarit do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre kundërshtuese ose të përbashkëta. Do të shohim se si do të zhvillohet debati dhe pastaj do të dalim në publik me atë që më në fund është e pranueshme dhe çfarë nuk është nga vërejtjet. Mendoj se bashkërisht do të sjellim qëndrim të përbashkët mbi këtë çështje”, tha Carovska.
Lidhur me vërejtjet, ajo theksoi se në e-mailin zyrtar të Ministrisë kanë arritur 30 vërejtje, kurse ndërkohë arritën edhe të tjera, të cilat u shqyrtuan edhe pse kishte përfunduar afati i dorëzimit, duke pasur parasysh se akoma vazhdon debati me të gjitha palët e interesuara dhe institucionet.
Përndryshe, me konceptin e ri do të kombinohen disa lëndë në një të vetme dhe sipas kompetentëve një gjë e tillë do të jetë në një mënyrë që i përshtatet moshës së tyre, një mënyrë që prish kufijtë e rreptë midis disiplinave dhe një mënyrë që përfaqëson botën, proceset dhe fenomenet në lidhjen dhe unitetin e tij, janë shprehur në vazhdimësi autoritetet arsimore. Ata thonë se ndryshimet që janë planifikuar në lidhje me lëndët mësimore, do të fillojnë nga viti i ardhshëm dhe do të futen në klasën e parë dhe në të gjashtën.
- LEXO: RMV, çfarë lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore do të ketë në shkollat fillore sipas Konceptit të ri të propozuar
- LEXO: RMV, do të zvogëlohet numri i lëndëve në shkolla, por do të rritet cilësia, vlerësoi ministrja Carovska
- LEXO: Deri më 20 janar, MASH do t’i presë propozimet për propozim-versionin e konceptit për arsim fillor
- LEXO: Carovska dhe Mijiq: Koncepti i ri vazhdimësi e mësimit të shkencave natyrore, fëmijët do të mësojnë për multikulturalizmin
- LEXO: Carovska: Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025, si dhe pjesë e Ligjit për arsim fillor (VIDEO)
- LEXO: Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte
- LEXO: Milla Carovska: Me konceptin e ri, nxënësit do të mësojnë dhe mendojnë në mënyrë kritike
- LEXO: RMV, rezultati i dobët i nxënësve në gara ndërkombëtare është arsye për konceptin e ri, vlerësoi ministrja Carovska
- LEXO: RMV, mënyra e re e mësimit mund të fillojë në shtator me klasën e parë dhe të gjashtë, ja cilat janë risitë
- LEXO: Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte
- LEXO: RMV, Biologjia, Kimia dhe Fizika, të kombinuara në lëndën Shkencat natyrore do të mësohen në module të veçanta
- LEXO: Byroja për Zhvillim të Arsimit: Nxënësit do të mësojnë histori, por në mënyrë të përshtatur për moshën e tyre
-
LEXO: RMV, reforma sipas mënyrës sonë: Nga zhurma nuk dëgjohen argumentet