Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mori pjesë në panel diskutimin organizuar nga “Finance Think” me  temë ndikimi socio – ekonomik i Covid -19 në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e saj ministrja theksoi se arsimi në tërë botën, madje edhe në vendin tonë dëshmoi se nuk është imun ndaj pandemisë, por se ishte një arsye të përshpejtohen proceset e digjitalizimit.  Megjithatë me vendosjen e modelit hibrid ku janë përfshirë mësimi me prani fizike, mësimi online dhe emitimi i orëve në televizion ia dolëm të sigurojmë vazhdimësi në mësim dhe me sukses të përfundojmë gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor.

“Pandemia vetëm se  përshpejtoi proceset e digjitalizimit të arsimit dhe na rikujtoi se sa e rëndësishme është për ne që të kemi arsim të digjitalizuar dhe të reformuar. Me koncepcionin  e ri, për herë të parë, ne ofrojmë arsim inkluziv, ​​ku  shkollat ​​do të bëhen vende ku nxënësit do të mësojnë se si  të mësojnë, të arrijnë zhvillim personal dhe t’i inkurajojmë të mendojnë të sjellin  konkluzione duke u  bazuar në analiza dhe fakte. “Me këtë koncept të të arsimuarit  do të krijojmë gjenerata të ardhshëm të cilët do të dinë të përgjigjen dhe të zgjidhin sfidat e përditshme, me njohuritë e marra në shkollë, por  gjithashtu do të dinë se si t’i përgjigjen vendeve të punës të cilët do të  krijohen  në të ardhmen”, tha Carovska.

Në këtë panel diskutimi morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricija Di Xhovani dhe Xhihan Tavilah, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button