RMV, do të zvogëlohet numri i lëndëve në shkolla, por do të rritet cilësia, vlerësoi ministrja Carovska

Në bazë të Konceptit të ri për arsim, në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut do të ketë më pak lëndë mësimore, paralajmëroi ministrja e arsimit Milla Carovska, duke vlerësuar se në këtë mënyrë do të rritet cilësia në arsim, transmeton Portalb.mk.

“Integrimi është i njohur si model edhe në shtetin tonë. Deri në klasën e pestë kemi integrim të lëndëve, në shkollat publike dhe private kemi integrim të lëndëve. Profesorët, nxënësit dhe prindërit që e ndjekin një mësim të tillë rekomandojnë integrim. Pse? Sasia e lëndëve zvogëlohet, por, cilësia e mësimit, pasi është qasja integruese, rritet”, deklaroi Carovska.

Carovska theksoi se deri te ky model kanë ardhur në bazë të analizave të organizatave dhe institucionet ndërkombëtare, ekspertëve vendos dhe modeleve botërore që kanë dhuruar rezultate të mira.

“Presim në 10 vitet e ardhshme të jep rezultate në mënyrën e të mësuarit të nxënësve si dhe rezultatet e nxënësve në garat ndërkombëtare të ngriten më lartë në listë”, vlerësoi ministrja.

Përshtatja me mësimi online, sipas ministres, është realizuar për një kohë të shkurtë me intervenime të vogla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button