Pogradec, të hapur për maqedonishten nëpër shkollat e tyre

Kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka thënë se “do të dëshironte që ta sheh gjuhën maqedonase në shkollat e Pogradecit, edhe pse sipas pohimeve Shqipëria nuk i plotëson preferencat e Këshillit të Europës rreth arsimit në gjuhën amtare të pakicave”- transmeton “Makfaks”. 

”Ne si pushtet vendor jemi më të hapur për kërkesat e pakicave dhe nëse unë dëgjoj që ndonjë pakicë kërkon mësim në gjuhën amtare dhe Ministria luhatet dhe heziton ta lejojë ose ta pengojë këtë proces, ne jemi shumë më të hapur sepse dëshirojmë  që kjo të ndodhë në qytetin tonë”-ka deklaruar Artan Shkëmbi, në një tryezë të rrumbullakët  me rastin e Konventës kornizë për pakicat në Voskopojë. 

Përfaqsuesi i pakicës maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski ka theksuar se Shqipëria duhet të punojë në zbatimin e preferencave  të këshillit të Europës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button