Reagon Diaspora për rrahjen e shqiptarit, policia pa informata konkrete

Për rrahjen brutale të Isuf Islamit, policia nuk disponon më shumë informata përpos thënies standarde se “punojmë për ta zbardhur rastin”.

Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski i pyetur nga Portalb për rastin në fjalë e konfirmoi incidentin duke thënë se hetohet rasti.

“Nëse dëshironi më shumë informata drejtohuni në spital. Punohet për rastin” tha shkurt Kotevski.

Deri më tani, rastet e fundit ku janë rrahur shqiptarët e pafajshëm në është bërë praktikë mos të zbardhen nga policia. Portalb trajtoi këtë temë disa ditë më parë: Policia mohon se Blini është sulmuar! Kush dënohet në këtë shtet?

Duke dashur të bëjë balans mes sulmit me motive ndëretnike dhe me motive të panjohura Kotevski tha se mbrëmë është sulmuar edhe një vajzë në një lagje të shkupit.

Reagon Diaspora Shqiptare për Maqedoninë 

Diaspora shqiptare për Maqedoninë thotë se me një shqetësim serioz ka marrë lajmin për rrahjen e të riut shqiptar Isuf Islami, lajm i cili tronditi jashtë mase. 

“Përderisa ishim në pritje të zbardhjes së rasteve tjera me ç’rast viktima ishin shqiptarët, na erdhi lajmi për një rrahje dhe torturë të re nga ana e maqedonasve ndaj të rinjve shqiptarë. 

Kjo urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve e kultivuar nga mentorët të cilët më shumë janë të interesuar që të integrojnë Maqedoninë me Beogradin dhe Moskën se sa me EU dhe SHBA, rrezikon seriozisht marrëdhëniet ndëretnike dhe me këtë stabilitetin e vendit. 

DSHM fton institucionet e vendit që urgjentisht t’i zbardhin këto raste, ndërsa kryesit e veprës dhe ato që i japin këto urdhra, të marrin dënimin e merituar. 

Injorimi i këtyre rasteve dhe mos-zbardhja e tyre, rrezikon kundërpërgjigje dhe revanshizëm gjë që mund të nxisë një spirale të dhunës ndërmjet të rinjve dhe mund të merr përmasa serioze. Nëse dikush mendon se mund të rrahë dhe malltreton shqiptarë kur dhe ku t’u kujtohet, gabohet shumë, pasi durimi ka kufi.

Lajme të ngjashme

Back to top button