RMV, sot dhe nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentarit turk

Sot dhe në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit do të ketë regjim të veçantë të trafikut, njoftoi Ministria e Brendshme. Sipas MPB-së, masat po merren për shkak të vizitës së një delegacioni të lartë nga Turqia, njofton Portalb.mk.

Këto masa, më saktësisht, merren për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Rasti është kremtimi i 21 Dhjetorit – Dita e mësimdhënies turke.

Për atë arsye, siç kumtuan nga Ministria e Brendshme, u bëhet thirrje qytetarëve – pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të lëshuara nga zyrtarët e policisë.

LEXO: Kryeparlamentari turk, Mustafa Shentop në ceremoninë e shënimit të Ditës së arsimit në gjuhën turke në RMV

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button