RMV, ulje e prodhimit të brendshëm për 3.3%, rritje vetëm në disa sektorë

Në muajin korrik, gusht dhe shtator në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e shkallës së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për 3.3%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Rritje është regjistruar vetëm në sektorin A (bujqësi, pylltari dhe peshkim), F (ndërtimtari), J (informimi dhe komunikimi), si edhe në sektorin O, P dhe Q (administrim publik dhe mbrojtje, sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; veprimtaritë e shëndetit të njeriut dhe të punës sociale).

“Sipas vlerësimit të Entit shtetëror për statistikë, shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e tretë të vitit 2020, është -3.3%. Në tremujorin e tretë të vitit 2020, rritje më e madhe është vërejtur në sektorët: A – Bujqësi, pylltari dhe peshkim prej 5.2%; F  – Ndërtimtari me 3.4% dhe  J – Informim dhe komunikim prej 3.3 %”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Raportohet se kemi ulje të eksportit (6.8%) dhe importit (3.2%) për mallra dhe shërbime.

“Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, në mënyrë nominale ulet për 1.4%”, sqarohet në raport.

Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar janë shpenzuar 176 797 milionë denarë të prodhimit të brendshëm bruto, derisa në periudhën e njëjtë të këtij viti janë shpenzuar 171 596 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button