RMV, vullnetarë nga Qendra Ushtarake dhe studentët e vitit të gjashtë të mjekësisë janë përfshirë në punën e qendrave kovid
“Ndihma që na ofroni është shumë domethënëse në një periudhë kur kemi një numër të madh të të hospitalizuarve me kovidat 19. Nga ana tjetër për ju kjo është një përvojë që mund të mos keni mundësi ta shihni në karrierën tuaj si mjek. Asnjëherë nuk ka pasur një organizim të tillë as në vendin tonë, por as në botë. Sëmundja është e re dhe e paparashikueshme. Manifestimi klinik është i ndryshëm për secilin pacient. Po përballemi me diçka të re në mjekësi dhe për të gjithë ne në të njëjtën kohë është një problem mjekësor, por edhe një sfidë” tha Ministri Filipçe në takim, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Studentët e vitit të gjashtë do të shpërndahen në qendrat ku ata punojnë nën mentorimin e mjekëve specialistë dhe do të fitojnë përvojë të vlefshme në fushën e praktikës klinike.
Përndryshe, prej dje dymbëdhjetë mjekë dhe 20 infermierë nga Qendra mjekësore ushtarake e Armatës, janë përfshirë në punën e klinikave Interne, ku ka disa reparte kovid.