Kryeministri kroat pozitiv ndaj koronavirusit

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq është infektuar me koronavirus, bëri të ditur sonte Qeveria kroate, transmeton Jutarnji list.

“Mbi bazë të rekomandimeve të epidemiologëve, kryeministri Andrej Plenkoviq sot e përsëriti testin për prani të koronavirusit, dhe ai ka treguar se është pozitiv”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë kroate.

Siç është theksuar, Plenkoviq për momentin ndjehet mirë dhe do të vazhdojë t’i kryejë aktivitetet dhe përgjegjësisë e tij nga shtëpia.

Paraprakisht, Plenkoviqit i ishte urdhëruar masë epidemiologjike për vetizolim, sepse bashkëshortja e tij e para është infektuar me virusin, ndërsa pas testit të sotëm pozitiv i janë dhënë edhe 10 ditë vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button