Boçvarski: Në mënyrë të përshpejtuar po ndërtohet autostrada Kërçovë-Ohër, për këtë projekt kemi arritur t’i kursejmë 95 milionë euro

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në emisionin 24 Analiza në TV 24 deklaroi se autostrada Kërçovë-Ohër është një nga projektet problematike të trashëguara, për të cilat nuk kishte projekte për rrugë lidhëse dhe kishte shumë mospërputhje, të tilla si mospërcaktimi i pjerrësive, ndërtimi pa testime gjeomekanike si dhe ndërtimi i një tuneli ku nuk duhet të ketë, njofton Portalb.

Ai theksoi se tani të gjitha problemet janë hequr, të gjitha projektet për tetë rrugët lidhëse ose hyrje/daljet kanë përfunduar.

“Njëzet e pesë për qind e trasesë ishte riprojektuar dhe në tremujorin e dytë të këtij viti u regjistrua përparim serioz në autostradën Kërçovë-Ohër, atje në terren punojnë 820-850 punëtorë dhe 470 makina ndërtimi çdo ditë”, ka thënë Boçvarski.

Ai shtoi se shpenzimet për ndërtimin e kësaj rruge janë zvogëluar, nga ato të dakorduara në katër sy nga Mile Janakieski dhe Nikolla Gruevski, për të cilën të gjithë qytetarët kanë dëgjuar.

“Kursimet e Qeverisë së LSDM-së për autostradën Kërçovë-Ohër janë deri në 95 milion euro”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button