RMV, u ndërpre dasma dhe u arrestua pronari i lokalit ku u organizua dasma
Pronari 30 vjeçar i restorantit është arrestuar sot, pasi ka lejuar në lokalin e tij të organizohet një festë familjare me 25 persona , transmeton Portalb.mk.
“Punonjësit policore nga SPB-Tetovë-reparti për punë të brendshme Gostivar, sot rreth orës 16 kanë privuar nga liria 30 vjeçarin A.D. nga Negotina, Gostivar, pasi në objektin e tij hoteleri në Negotinë është organizuar festë familjare”, raportojnë nga policia.
Dasma ishte ndërprerë menjëherë, ndërsa Inspektorati shtetëror i tregut i ka mbyllur lokalin. Policia sqaroi se ndaj tij do të ngritet kallëzim për vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë të epidemisë”, bazuar në nenin 206 nga Kodi Penal.
Dje, Prokuroria Themelore Publike – Shkup propozoi dhënien e gjobave me nga 2,000 euro kundër tre personave fizikë dhe 5,000 euro kundër një personi juridik për organizimin e ahengjeve masive në Shkup. Dy të akuzuarit e parë, baba dhe birë nga Shkupi, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë organizuan një tubim privat – fejesë, në të cilin morën pjesë 30 të ftuar.
Pak ditë më parë, në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një festë familjare me 70 pjesëmarrës për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Këtë muaj Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se është arrestuar një 46 vjeçar, pasi lokali i tij nuk ka respektuar masat kufizuese për parandalimin e virusit korona. Raste të tilla ka pasur edhe në vende të tjera, si Dobërdoll, në Gllumovë dhe Haraçinë.
Në kuadër të pakos së katërt të masave ekonomike për trajtimin e krizës së koronavirusit, do të ndahen grante për agjencitë turistike, restorantet e dasmave dhe këndet e lojërave. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, prezantoi sot pesë masat për mbështetjen e sektorit të turizmit dhe hotelierisë, me vlerë 7.5 milion euro. Me rebalancin e buxhetit 2020, i cili po debatohet në Parlament, restorantet e dasmave do të marrin ndihmë financiare të pakthyeshme nga shteti në shumën prej një milion euro.
- LEXO: RMV, PThP propozoi gjobitjen e tre personave fizik dhe një juridik me nga dy deri pesë mijë euro për organizim ahengjesh në Shkup
- LEXO: RMV, u arrestua pronari i lokalit që nuk respektoi masat kufizuese
- LEXO: MPB ndërhyri në një aheng familjar me 70 të ftuar në Gostivar
- LEXO: Janë shkelur protokollet qeveritare, SPB Ohër padi penale ndaj dy personave për ahengun në Gradishte
- LEXO: Prokuroria hapi lëndë për ahengun e organizuar në Prilep, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19
- LEXO: RMV, Inspektorati e mbylli klubin e natës i cili organozoi aheng, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19
- LEXO: RMV, organizoi dy dasma për tre ditë, policia e ndaloi në stacion pronarin e një restoranti në Dobërdoll
- LEXO: RMV, policia ka ndërprerë një dasmë me rreth 120 të ftuar në Dobërdoll të Gostivarit
- LEXO: RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, ndërprenë një dasmë me 250 mysafirë në Gllumovë
- LEXO: RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, mbrëmë kanë ndërprerë një dasmë me 200 mysafirë në Haraçinë
- LEXO: Restorantet për dasma, me rebalancin e buxhetit, do të marrin 120.000 euro më shumë se mjekët dhe infermieret që luftojnë kundër Kovidit