Ndërroi jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona
Në moshën 60 vjeçare, raportohet se sot ndërroi jetë legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona.
Ai vlerësohet si ndër futbollistët më të mirë, duke regjistruar rekorde të ndryshme për fanellën e Argjentinës.
Përveç ndeshjeve me kombëtaren e Argjentinës, ai spektakël ka shfaqur kryesisht edhe me ekipin e Boca Juniors, Napolit dhe Barcelonës. Pas karrierës si futbollist, ai ishte edhe trajner për Argjentinën dhe ekipet tjera.
Raportohet se në kohën e fundit ai pati probleme shëndetësore, duke regjistruar edhe një sulm kardiak.