Blero shpërthen: ‘Të dua gruaja ime’

Pop ylli shqiptar, Blero, ia ka uruar publikisht ditëlindjen bashkëshortes së tij, aktores Teuta Krasniqi.

Blero, i cili e hapi të enjtën klubin e tij të natës në Therandë, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia uruar dashurisë së jetës së tij ditëlindjen.

“Ditëlindja e gjysmës time ma të mirë. Të dua gruaja ime, ti më kompletën. Urime ditëlindjen e dashur”, ka shkruar Blero në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Blero është martuar me aktoren në vitin 2010 dhe gëzon një martesë shumë të suksesshme me Teuta Krasniqin.

Lajme të ngjashme

Back to top button