Barack Obama shtroi iftar për muslimanët në Amerikë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka përshëndetur amerikanët myslimanë, që janë ndërmarrës, inovues teknologjikë dhe pionierë të mjekësisë, të cilët ishin mbledhur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë për iftar.

Obama tha se Ramazani është “kohë e reflektimit” dhe “rast për të demonstruar besnikërinë ndaj Zotit”, nëpërmjet lutjes dhe agjërimit, transmeton REL

Por, ai theksoi se muaji i Ramazanit është, poashtu, “kohë për familjen dhe miqtë që të bashkohen”.

Presidenti Obama theksoi se iftari në Shtëpinë e Bardhë është pjesë e traditës së shënimit të ditëve të shenjta të religjioneve të ndryshme dhe diversitetit që e definon lirinë fetare në Shtetet e Bashkuara.

Ky ishte iftari i pestë në Shtëpinë e Bardhë, mikpritës i të cilit ishte Obama.

Lajme të ngjashme

Back to top button