Maqedonisë i duhet problemi me Greqinë ta arsyetojë ngecjen

Maqedonia i ka harxhuar të gjitha kreditet në Bashkimin Evropian dhe asnjë aleat i saj nuk beson më se te Qeveria ekziston vullnet politik për ta zgjidhur çështjen e emrit. Për më keq, çështja e emrit me kalimin e kohës nuk është problem i vetëm i euro-integrimeve tona. Kështu shprehet eksperti i euro-integrimeve, Bojan Mariçiç nga Qendra Maqedonase për Trajnime Evropiane, pas mesazheve të fundit që erdhën nga ambasadori Lituanez në vend si dhe nga presidenti sllovenisë Borut Pahor.

“Edhe ambasadori i Lituanisë theksoi se në shumë sfera ku nevojiten reforma, posaçërisht në ata kyçe si: sundimi i të drejtës, lufta kundër korrupsioni, reformat në Kodin Zgjedhor si dhe liria e të shprehurit. Kjo domethënë se edhe të ashtuquajturat reforma të deritanishme si dhe Dialogu i lartë politik me BE-në nuk dhanë rezultate ndërsa Qeveria e jonë e shfrytëzon çështjen e emrit si arsyetim për të gjitha përkeqësimet në sferat e lartpërmendura” thotë për Portalb, Mariçiç.

Diplomatët të cilët flasin në emër të Bashkimit Evropian e kuptuan se në Maqedoni, ka kohë që nuk lexohen dhe interpretohen mesazhet diplomatike andaj japin mesazhe të qarta dhe të ashpra për tu kuptuar, thekson ai.

“Mesazhi i tillë nga Lituania se Maqedonia dukshëm shndërrohet në një shtet të pasuksesshëm për Bashkimin Evropian dhe nuk ka pse të gjendet në agjendën e presidencës së ardhme me BE-në, në secilin shtet serioz dhe kandidat për anëtarësim në të do të duhet të kuptohej seriozisht. Posaçërisht nëse kësaj ia shtojmë faktin se para disa ditëve morëm mesazh të ngjashëm nga presidenti i Sllovenisë, Pahor i cili tha se çështja e emrit nuk do të zgjidhet vetë por Maqedonia duhet të aktivizohet më seriozisht” thotë Bojan Mariçiç nga Qendra Maqedonase për Trajnime Evropiane.

Alarmi i kuq është ndezur, pyetja është çfarë do të bëjë Maqedonia me të?
Bllokimi i punës së Komisionit për zbardhjen e incidentit të dhunshëm në Parlament më 24 dhjetor dhe pamundësia e tij për të dhënë rezultate tregon se ne nuk kemi sistem funksional politik i cili nuk mund ti zgjedh problemet e veta pa intervenim nga jashtë. 

“Edhe pse euro-komisari Stefan Fule ishte faktori që ndikoi për tu nënshkruan marrëveshja e 1 marsit nga e cila si element kyç doli ky Komision duke u zhbllokuar kriza politike e atëhershme, politikanët tonë duhet ta zbatojnë atë e jo ndërkombëtarët. Ky ishte një test për Maqedoninë që ta tregojë kapacitetin e saj për ti zgjidhur problemet kyçe në mënyrë të qetë përmes dialogut me ndihmën e institucioneve. Për fat të keq, rezultate nuk ka dhe kjo gjithsesi do të reflektojë negativisht në raportin e tetorit të Komisionit Evropian për përparimin e shtetit  drejtë BE-së” thotë për Portalb, Mariçiç.

Si ta zgjidhim kontestin me Greqinë?
Në kolumnën e tij të fundit, analisti Robert Nesimi shkruan se Greqia përherë ka qenë kjo që është:ajo nuk është bërë më e keqe brenda natës. 

“Po kjo Greqi nuk përdori mekanizmin e vetos kur u morr statusi i kandidatit në vitin 2005 ose gjatë bisedimeve për integrim në NATO, prandaj domosdo duhet të konstatojmë se veprimet e saja të fundit janë vetëm reagime të provokimeve që i janë bërë nga Maqedonia. Ajo nuk do të ndryshojë qëndrim nëse vazhdojnë politikat e njëjta nga kjo anë e kufirit dhe për të lëvizur diçka përpara Maqedonia duhet të zhbëjë një pjesë të këtyre provokimeve. Topi përfundimisht është në anën maqedonase dhe është Maqedonia ajo që duhet të tregojë iniciativë, pa e pritur e pa folur për këtë me Greqinë. Letrat, ftesat dhe lutjet për bisedime më nuk mjaftojnë. Fundja ky është edhe qëndrimi i BE-së, i shprehur së pari nga kryetari slloven kur ishte për vizitë në vend, e pastaj nga ambasadori i Lituanisë, kryesuese aktuale e Unionit” shkruan Nesimi.

“Nëse politika e “fortë” ka rezultuar me lutje për bisedime të cilave Greqia nuk ua var veshin, janë disa veprime tjera me të cilat Maqedonia mund të dëshmojë se ka vullnet të mirë për të zbutur marrëdhëniet me Greqinë dhe për të çuar drejt zgjidhjes eventuale të problemit të emrit. Në mungesë të guximit që të japë propozim konkret që mund të ishte i pajtueshëm edhe për palën greke, ja disa hapa tjerë që mund të ndërmerr qeveria” thekson Robert Nesimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button