Policia dhe prindërit nëpër kafiteritë e Strugës

Pjestarët e policisë, prindër dhe përfaqësues të OJQ-ve së në Strugë bashku edhe me një grup gazetarësh, kanë realizuar një aktivitet në kuadër të projektit për “Siguri më të madhe dhe socializimi juridik i të rinjëve-minoren”, duke ushtruar bashkërisht vizita të objekteve hotelierike ku konsumohet alkooli, transmeton Ina.

Ky grup i lartëpërmendur, ka vizituar disa lokale hotelierike në Strugë, që janë të “përfolur” si vende ku alkooli konsumohet edhe nga moshat minorene.  Projekti realizohet në sajë të vërejtjeve dhe përfoljeve se organet dhe pjestarët e policisë nuk janë në nivel të duhur për parandalimin e kohës së qëndrimit të minorenëve nëpër lokale dhe konsumimi i alkoolit, që konsiderohej edhe si gjenezë e delikuencës së tillë.

Prandaj, patrullimi i përbashkët, kontrolli i ushtruar është në funkcion të prevenimit të devijimeve të tilla të adoleshentëve. 

Ishte kjo një mundësi që vetë prindërit të njihen me kushtet, rrethanat dhe ambijentet ku fëmijtë e tyre i kalojnë orët e mbrëmjeve për tu argëtuar dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë duke komunikuar edhe me pronarët dhe menaxherët e objekteve hotelierike-kafiterive dhe disko-klubeve të informohen për të gjitha zhvillimet që aty ndodhin dhe në veçanti për secilin objekt hotelierik dhe karakteristikat të cilat e bëjnë të njohur dhe të vizituar atë objekt nga minorenët. 

Gjatë këtij patrullimi të përbashkët, pjestarët e policisë, në kuadër të këtij projekti, bënë legjitimimin e disa personave nëpër objektet e vizituara në orët e para të pasmesnatës, për të verifikuar moshën e tyre dhe gjendjen psiko-fizike, shkruan Ina.  Edhe vetë prindërit janë të vetëdijshëm për disa veti të fëmijve të tyre dhe për vetitë që ata i “marrin” në lokalet e natës, por edhe adoleshentët minoren nuk fshehin se për tu argëtuar më mirë edhe konsumojnë alkool.

Lajme të ngjashme

Back to top button