Shilegov do të kërkojë objekt prej 11-të milionë euro në qendër të Shkupit për Shtëpi të Qytetit
Në vendimin për të blerë Shtëpi të qytetit thuhet se objekti do të blihet duke mbledhur oferta e për këtë do të bëhet shpallje publik për blerje të patundshmërive. Në vendim nuk është përcaktuar se kur do të publikohet shpallja, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Sot u votua edhe rebalanci i Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, me ndihmën e 23 votave “për”, derisa 10 vota ishin “kundër” dhe një “i përmbajtur”.
Qyteti i Shkupit do të bëjë shpallje publike për blerjen e Shtëpisë së Qytetit. Sipas vendimit që u propozua sot për miratim nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, vlera totale e pasurive të paluajtshme duhet të jetë deri në 11 milion euro përfshirë TVSH-në. Objekti duhet të jetë në zonën e qendrës së qytetit, pra në Unazën e Vogël. Hapësira administrative për punonjësit duhet të ketë një sipërfaqe prej 4.000 deri në 9.000 metra katrorë. Të ketë qasje për njerëzit dhe automjetet, hapësirë parkimi me një sipërfaqe prej afërsisht 20 deri në 70 hapësira parkimi, infrastrukturë të siguruar, kushte teknike dhe sanitare, ashensor, listë pasurie ose fletë para-regjistrimi.
Në vendim thuhet se objekti do të blihet duke mbledhur oferta në bazë të shpalljes publike për blerjen e pasurive të patundshme. Në vendim nuk është përcaktuar se kur të publikohet shpallja.
“Me dekada, Këshilli i Qytetit të Shkupit, Kryetari i Qytetit dhe administrata e qytetit janë vendosur në një ndërtesë që nuk plotëson as nga afër nevojat themelore të qytetarëve ose organeve të qytetit dhe administratës së qytetit. Me miratimin e vendimit të propozuar dhe zbatimin e procedurës, do të blihet një objekt i cili do të zgjidhë përgjithmonë çështjen e akomodimit të Këshillit të Qytetit, Kryetarit të Shkupit dhe administratës së qytetit si dhe do të sigurojë kushte më të mira për funksionimin e mëtejshëm të tij, thuhet në shpjegimin e kryetarit Petre Shilegov.
Fondet janë siguruar në buxhetin e Qytetit të Shkupit dhe propozohet që të paguhen deri më maksimum 24 këste të barabarta.
Nëntorin e kaluar, Kryetari i Komunës Petre Shilegov shiti Shtëpinë e Qytetit në rreth lumit Vardar nën Kala tek ndërmarrja austriake EVN për 12.7 milionë euro. Vendimin për të shitur ndërtesën që paraardhësi i tij Koce Trajanovski filloi të ndërtonte ishte se ajo është e vendosur në një vend të papërshtatshëm dhe nuk do të mbledhë të gjithë punonjësit në Qytet.
Ndryshe, Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit vitin e kaluar informoi se me vendimin e Këshillit të Qytetit është nxjerrë në shitje Shtëpia e qytetit barok afër lumit Vardar, objekt që ishte planifikuar për administratën e Qytetit të Shkupit. Ai kishte vlerësuar se janë bërë përpjekje për ta vënë në funksion objektin, por pas gjithë analizave për kapacitetin e objektit u konkludua se vetëm tre të pestat e numrit të përgjithshëm të të punësuarve mund të akomodohen aty, pra vetëm 352 të punësuar.