Deri më 23 tetor është afati për kthimin e parave për biletat e ndeshjes Maqedoni-Kosovë
Federata e Futbollit të Maqedonisë informon të gjithë përkrahësit dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë se duke nisur nga e dita e premte, 09.10.2020 deri 23.10.2020 përmes “MK Tikets” si partner zyrtar i FFM për shitje të biletave për ndeshjet e përfaqësueseve tona, do të kryhet kthimi i fondeve për biletat e blera për ndeshjen anuluar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, e cila duhej të zhvillohet me 26 mars 2020.
Paratë e biletave të blera do të kthehen në mënyrën në vijim:
Dokumentacion identifikimi dhe bileta origjinale e blerë, në pikat e shitjes më poshtë:
Shkup:
– Zyra e për shitjen e biletave në stadiumin në Shkup nga periudha 09.10 deri 23.10.
– Prilep – TA Bran – 09.10. deri 23.10.
– Shtip, kafe “Simbol” – 09.10 deri 23.10.
Strumicë:
– Kafeteria “Koncept” 09.10 deri 23.10.
Negotinë:
– Tobako Korzo
Veles:
– Unison 09.10. deri 23.10.
Ohër:
– Ta Globus Travel 09.10. deri 23.10.
Manastir:
– Libraria “Literatura MK” nga 13.10 deri 18.10.
Të gjithë të cilët nuk kanë mundësi ose kanë ndonjë problem, të komunikojnë në [email protected]
Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës mbrëmë u zhvillua pa praninë e publikut, si një nga masat dhe rekomandimet e bëra nga institucionet shëndetësore të Maqedonisë për mbrojtje nga pandemia Covid 19.
Ndeshja Maqedoni – Kosovë u mbyll me rezultatin 2:1.