RMV: Është anuluar seanca ku akuzohet Boki 13, ky i fundit është në spital

Diskutimi kryesor në lidhje me lëndën “Lidhja ndërkombëtare”, e cila është dashur të mbahet sot në Gjykatën Penale në Shkup, është anuluar për shkak se Bojan Jovanovski, i cili është një nga të akuzuarit, ende është në spital, kumtuan nga Gjykata Penale, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Jovanovski është i akuzuari i parë dhe akuzohet për veprat mashtrim dhe larje të parave. Në kolltukun e të të akuzuarve, bashkë me të është edhe ish deputetja Frosina Remenski, zëvendës kryetarja e “Lidhja Ndërkombëtare”, Jasna Mandiq, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski dhe asistentja Kristina Blazhevska.

Remenski është e akuzuar për veprën mashtrim, Mandiq dhe Blazhevska për ndihmesë në kryerjen e të dy veprave penale (mashtrim dhe larje parash), kurse babai i Bokit për ndihmesë në lëndën larja e parave dhe për veprën punë të paautorizuar, për shkak se në kontrollin e shtëpisë së tyre janë gjetur armë pa leje. Si subjekt ligjor e akuzuar është edhe një organizatë joqeveritare.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e dorëzoi akuzën me datë 3 janar të këtij viti ndërkaq gjyqi i aprovoi me 12 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button