Mbledhja e katërt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, me fillim në orën 12:00, në Sallën solemne, do të mbajë mbledhjen e katërt, ku do të shqyrtohen më tepër pika në interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do ti shqyrtojë: Propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me mbeturinat dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pajisje elektrike dhe elektronike.

Në rend dite, për shqyrtim është edhe Propozim-dekret për shpërndarjen e mallrave të caktuara në Nomenklaturë të kombinuar në përputhje me rregulloret e Komisionit Evropian, propozuar nga Ministria e Financave, si dhe Propozim-dekret për metodologjinë për përcaktimin e kritereve për shpërndarjen e bllok dotacioneve për arsimin fillor në komuna për vitin 2021.

Në këtë mbledhje, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, do të shqyrtohet edhe Informacioni për të dhëna statistikore për lëndë penale në fushën e korrupsionit për vitin 2019.

Me konkluzionet e mbledhjes, për këto dhe pika tjera Qeveria do të informojnë me anë të kumtesës pas përfundimit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button