Mariçiq: Qytetarët kërkojnë drejtësi, nuk guxon të ketë të paprekshëm para ligjit

“Po vjen koha e drejtësisë, disiplinës. Ligjet janë miratuar tani është koha i zbatimit të tyre të shpejtë dhe vazhdueshëm. Kush nuk dëshiron të respektojë ligj, do të përballet me ligjin. A, ne si Qeveri do të jemi partnerë me të gjithë aktorët e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, por edhe shoqërisë civile, mediave dhe grupeve të interesit të cilët duan të kontribuojnë në ndërtimin e sistemit të drejtësisë i cili do t’u shërbejë qytetarëve”.

Këtë e theksoi sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në konferencën e sotme për shtyp, pas marrjes së letrës së mandatit nga kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se drejtësia, bashkë me ekonomikë dhe eurointegrimet, janë prioritete kryesore të Qeverisë në këtë mandat të dytë.

“Në seancën e parë të Qeverisë m’u nda letra e mandatit nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën janë të theksuara detyrat dhe misioni, të cilat, si ministër i Drejtësisë duhet t’i plotësoj. Në letrën e mandatit janë të theksuara obligimet dhe reformat të cilat duhet t’i zbatoj, a kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe prokurorinë, eurointegrimet, Kodin Zgjedhor dhe përmirësimin e kushteve ndaj qytetarëve”, tha Mariçiq.

Besimi i opinionit ndaj gjyqësorit, ashtu siç theksoi ai, është në nivel shqetësues.

“Qytetarët kërkojnë drejtësi dhe presin përfundim të shpejtë të lëndëve në gjyqësor, qytetarët kërkojnë barazi përpara ligjit. Prokurori dhe gjyqësor transparent dhe përgjegjës janë parakusht për funksionim normal të sundimit të së drejtës. Kur besimi i opinion në gjyqësor në nivel të ulët, ajo do të thotë se qytetarët janë skeptik dhe nuk besojnë në vendimin e gjykatave, se ata nuk sigurojnë barazi para ligjit. Nuk guxojmë që të kemi të paprekshëm para ligjit dhe institucioneve”, tha ministri i Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button