Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 35 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 33 gradë.

Pason periudha e motit me diell dhe të nxehtë, me rritje të temperaturave ditore. Posaçërisht nxehtë do të jetë gjatë fundjavës, kur do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button