Shqipëri, 4 të vdekur dhe 168 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar 168 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që edhe 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 8.927 dhe numri i të vdekurve në 263, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas njoftimit të ministrisë, 102 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4.633 që nga fillimi i pandemisë, kurse 4.031 janë raste aktive.

Aktualisht, në dy spitale po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 58.752 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë punën për testimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button