Maqedonasit të kënaqur nga puna e Gruevskit, jo edhe Shqiptarët

Afër 62 për qind e qytetarëve do e kishin shmangur votimin nëse nesër mbahen ato, ndërsa prej tyre, 36 për qind do të votonin për VMRO-DPMNE-në, për LSDM-në 18 për qind, për BDI-në 10 për qind dhe për PDSH-në 5 për qind, thotë anketa e bërë nga Instituti “Dimitrija Çupovski”.

Në pyetjen e parashtruar vetëm nacionalitetit maqedonas se “Për cilën parti do të votonit nëse do të dilnit në zgjedhje?”, për VMRO-DPMNE-nën kanë vendosur afër 47 për qind, për LSDM-në 23 për qind, ndërsa për partitë e tjera, vetëm 5 për qind.

Në pyetjen e njëjtë, por e parashtruar vetëm tek shqiptarët, për BDI-në do të votonin 43 për qind, për PDSH-në 20 për qind, por përqindja për votimin e ndonjë partie tjetër është në rritje, edhe atë 18 për qind.

Te kryeministri Nikola Gruevski, qytetarët kanë më së shumti besim, edhe atë 25 për qind, ndërsa e parashtruar vetëm tek maqedonasit, ajo përqindje është 34.

Ali Ahmeti gëzon besimin e 7 për qindve, por vetëm tek shqiptarët diku rreth 30 për qind.

Vijojnë Branko Cërvenkovski me 5 për qind, Zoran Zaev me 3 për qind, Gorgje Ivanov me 2 për qind, Menduh Thaçi me 2 për qind, ndërsa 33 për qind e të anketuarve nuk kanë besim tek asnjëri.

Në pyetjen se “Kur të mendoni për 7 vitet e fundit, që nga viti 2006 e këndej, si do ta vlerësonit punën e kryeministrit Nikola Gruevski?”, me shkëlqyeshëm janë përgjigjur vetëm 20 për qind, mirë mendojnë vetëm 37 për qind, mjaftueshëm 15 për qind, ndërsa keq janë përgjigjur 24 për qind.

Megjithatë, edhe këtu vërehet një dallim në percetimin kur bëhet fjalë për maqedonasit dhe shqiptarët. Në fakt, rreth 26 për qind e maqedonasve mendojnë se Gruevski shkëlqyeshëm e kryen punën e tij që nga viti 2007 e këndej, ndërsa vetëm tre për qind e shqiptarëve e mendojnë të njëjtën. Si keq e vlerësojmë thuajse 54 për qind e shqiptarëve në Maqedoni.

Anketa është kryer në kërkim të Institutit “Dimitrija Çupovski”, nga agjencia “Ipsos Stratexhik Plus”, nëpërmjet telefonit, në gjithë territorin e Maqedonisë. I gjithë hulumtimi është kryer duke i anketuar 2000 qytetarë, prej 26 qershor e deri më 7 korrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button