Dibra nderon kongresmenin me prejardhje shqiptare, Eliot Engel

Këshilltarët dibranë sot vendosën që rruga e Liqenit të Dibrës të pagëzohet  me emrin e kongresmenit amerikan me origjinë shqiptare, Eliot Engel. Propozimi u miratua me shumicë të Badinterit në seancën e pestë të Këshillit komunal të Dibrës, duke e vlerësuar këtë hap si shumë domethënës për Dibrën dhe dibranët, që përherë kanë pasur miqësi me përfaqësuesit amerikanë.

Gjithashtu, këshilltarët njëzëri e miratuan edhe Planin për veprim aksional lokal për biodiversitet për komunën e Dibrës. Me këtë plan rregullohet mbrojtja e natyrës nëpërmjet mbrojtjes së larmisë biologjike dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore, si dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të tyre në interes të zhvillimit ekonomik. 

Ky plan është përgatitur me përkrahje financiare nga Qeveria e Finlandës, nëpërmjet Qendrës evropiane për mbrojtje të natyrës, në bashkëpunim me Qendrën rajonale për mjedisin jetësor në Maqedoni. 

Gjatë kësaj seance u realizua kuartali i dytë i buxhetit të komunës për vitin 2013, si dhe u përcaktua kompensimi për shpenzimet zgjedhore organizatorëve të fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale 2013. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button