Policia të del në terren dhe t’i ndëshkojë ata që parkohen në shtigjet për biçikletave

“Qyteti i Shkupit nuk ka mekanizma për të kontrolluar uzurpimin e përditshëm të shtigjeve të biçikletave dhe kjo është arsyeja Për të cilën ne kërkojmë kontrolle të intensifikuara të trafikut nga SPB Shkup”, thotë Shilegov, shkruan sdk.mk, transmeton Portalb.mk

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov i dërgoi një letër Ministrisë së Punëve të Brendshme duke i kërkuar që policia të del në terren dhe të lirojë shtigjet e biçikletave nga makinat dhe kamionët e parkuar.

Në letër, Shilegov ka theksuar se çdo ditë automjete të parkuara në shtigjet e biçikletave që janë ndarë në vetë bulevardin, siç janë bulevardet “Shën Klimenti i Ohrit” dhe “Koço Racin” dhe rrugët “Shën Qiril dhe Metodi”, “Moskovska” dhe “Kemal Sejfula”.

“Për të mundësuar lëvizje të qetë dhe të sigurt të çiklistëve në shtigjet e biçikletave, dërgova një kërkesë zyrtare për intensifikimin e kontrolleve në terren nga SPB Shkup. ‘Automjetet e parkuara në shtigjet e reja për biçikleta të vendosura në karregjatë dhe parakalimi i automjeteve në korsitë e biçikletave rrezikojnë me të madhe sigurinë e çiklistëve në trafik dhe paraqesin një pengesë serioze në rritjen e vazhdueshme të trafikut me biçikleta në qytetin tonë'”, thotë Shilegov.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë duke punuar intensivisht në rindërtimin dhe ndërtimin e shtigjeve të reja për biçikleta për të siguruar kushte optimale për përdorimin e biçikletës si mjet transporti dhe për të përmirësuar lëvizshmërinë e çiklistëve.

“Po e zvogëlojmë hapësirën për vetura dhe po ndërtojmë shtigjet e reja për biçikleta me ndarje fizike me shufra në rrugët e qytetit, por në të njëjtën kohë Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë mekanizëm për të kontrolluar uzurpimin e përditshëm të këtyre shtigjeve për biçikleta dhe për këtë arsye kërkojmë kontrolle të intensifikuara të trafikut nga SPB Shkup. Përpjekjet tona janë që të kemi shtigje të biçikletave plotësisht të lira dhe të kalueshme, ndërsa për të realizuar këtë prioritet të qytetit presim mbështetje konkrete nga institucionet tjera kompetente,” shtoi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button