Është arritur marrëveshje për ujësjellësin në Siniçan

Pas 20 gushtit pritet që ekskavatorët të vazhdojnë punën për ujësjellësin e Siniçanit. Kryetari i Bogovinës Albon Xhemaili shprehet se në Qeveri kanë gjetur zgjidhje kompromisi. Janë marrë vesh që së bashku të bëjnë projektin e furnizimit me ujë që do të sigurojë ujë të pijshëm për banorët e Siniçanit, njofton Portalb.mk.

Projekti, sipas Xhemailit, do të jetë gati në një afat shumë të shpejtë, për vetëm dy javë dhe më pas zyrtarisht do të fillojnë punimet ndërtimore, në përputhje me dokumentacionin e projektit.

Ndryshe, fshati Siniçan gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm. Për këtë shkak, në fund të muajit korrik banorët e fshatit me vetëiniciativë dolën për të punuar dhe për të rregulluar një gyp për ujësjellës të përkohshëm, në një vend malor në hyrje të fshatit fqinj, Urviç. Por, banorët e Urviçit nuk lejonin të merret ky burim me ujë prandaj dhe e kanë thirr policinë e cila i ndaloi punimet me pretekstin se presin urdhrin me shkrim nga prokuroria që të tërhiqen. 

Megjithatë, ditëve të fundit banorët kanë përafruar qëndrimet dhe vendasit e Urviçit pasi realizuan takim me kryetarin e komunës së Bogovinjës, u pajtuan që Siniçani të shfrytëzojë ujë nga burimi në tokën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button