Rasti i Siniçanit, Spasovski: Zgjidhja të vijë përmes kornizave ligjore
Kryeministri, Oliver Spasovski bën thirrje që përmes dialogut në vendbanimet në Komunën e Bogovinës të gjendet zgjidhje e mirë e përbashkët për të gjithë dhe banorët e Siniçanit të kenë sa më shpejtë ujët të pijshëm, njofton Portalb.mk.
Për mua, e vetmja gjë e rëndësishme është të veprohet sipas ligjit dhe Kushtetutës, të mos lejohet të kemi anarki dhe veprim jashtë rregullave ligjore.
“Qytetarët tanë, nga Komuna e Bogovinës, unë i respektoj, i mbështes dhe është shumë me rëndësi të kemi zgjidhje të problemit të tyre, i cili do të vijë përmes kornizave ligjore. Bëj thirrje që përmes dialogut në vendbanimet në Komunën e Bogovinës të gjendet zgjidhje e mirë për të gjithë dhe banorët e Siniçanit të kenë sa më shpejtë ujë të pijshëm”, u shpreh për Portalb, Spasovski në profilin e tij në Facebook.
Njëkohësisht në kumtesë demanton se me prokuroren Lejla Kadriu ka pasur bisedë lidhur me qytetarët e Siniçanit.
Ai thotë se prokurorja, e cila vepron rreth rastit, e ka lajmëruar, por se në atë bisedë fare nuk është bërë fjalë për qytetarët, por, siç thotë, vetëm ka cekur se nuk ka nevojë ta kërkojë sepse ka prokuror publik të RMV-së dhe se me të duhet të bisedohet.
LEXO: Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes!