Vijon ekspertiza e grupit nga Irani dhe Rusia të përfshira në alarmet e rrejshme për bomba në shkolla

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se vijon ekspertiza në lidhje alarmet e rrejshme për bomba të dërguar prej tetorit të vitit të kaluar deri në mars të këtij viti në shkolla, por edhe institucione tjera të shtetit, njofton Portalb.mk.

Spasovski tha se më shumë se 720 objekte kanë qenë në target të alarmeve të rrejshme për bomba, janë dërguar në mbi 60 adresa elektronike. Pasi që janë miratuar protokollet e reja dhe pasi opinioni ndaloi raportimin për alarmet për bomba, në fillim të marsit, sipas ministrit, nuk ka arritur asnjë paraqitje për bombë.

Ai informoi se plotësisht janë pastruar rastet e alarmeve për bomba në Kavadar, Dellçevë dhe Tetovë, ndërkaq në lidhje me grupin e personave të lidhur me Rusinë dhe Iranin, për çka ka ekzistuar dyshim për pjesëmarrje në dërgimin e paraqitjeve, vijon ekspertiza.

“Kur filluan sulmet e këtilla, thamë se punojmë me të gjithë faktorët relevant ndërkombëtar, ndërkaq detajet do t’i kumtojmë kur do të dorëzohen padi penale. Kur do të jetë ajo, nuk mund të them, pasi që asnjë vepër penale nuk mund të determinohet me kornizë kohore. Është e rëndësishme që kemi mbaruar punë cilësore. Por, mund të them se pjesa e mirë e këtyre alarmeve, veçanërsisht që kanë ndodhur në janar, do të mbyllen”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, nga 26 tetori i vitit 2022 në RMV disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Krahas shkollave të mesme dhe fillore, ka pasur edhe raportime anonime për bomba të vendosura edhe në institucione dhe qendra tregtare. 

Ekspertët për Portalb.mk vlerësuan se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë,  ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button