Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë për krimet e luftës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, rolin e EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudhën e tranzicionit. Për të votuan 63 deputetë, tre ishin kundër ndërsa tre kanë abstenuar, raportoi KTV. 

Ndonëse në fillim të seancës vetë iniciuesi i këtij debati, Kurtan Kajtazi, me kërkesë të shefit të Grupit parlamentar të PDK-së ka kërkuar shtyrjen e debatit për këtë mision, duke e hequr rezolutën e bashkangjitur, gjatë debatit të zhvilluar grupet parlamentare janë dakorduar që ta hedhin në votim këtë rezolutë pesë pikëshe. LDK-ja, nuk ka marrë pjesë në këtë debat me arsyen se iniciuesit kanë shkelur procedurat. Shefi Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk është dashur të ndodhë kjo mënyrë.  Kurse, Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes ishte kundër, ngase, sipas tij, ka shumë paqartësi për çka edhe ka thënë se nuk ka marrë asnjë nënshkrim të deputetëve të VV-së kjo kërkesë. Ndërkaq, AAK-ja  ka propozuar një mocion që të tërhiqet nga rendi i ditës ky debat, gjë që u hodh edhe në votim, por nuk u miratua. 

Gjatë debatit ka pasur kritika të shumta lidhur me punën e EULEX-it, ndërsa u pa e nevojshme që të themelohet gjykata vendore pas përfundimit të mandatit të EULEX-it. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se me marrëveshje duhet të përfundojë mandati i EULEX-it ashtu siç ka ndodhur me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Lajme të ngjashme

Back to top button