Gruevski nuk tregon sa kushtojnë “road show”-at qeveritarë për investime

Kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk u përgjigj në pyetjen se sa kushtojnë harxhimet e rrugës për “road show”-at qeveritarë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe se a mund të krahasohen ato numra me atë që vjen si investim në vend.

“Në këtë punë, rezultatet vijnë pas disa vitesh, për një vjet, dy, tre ose pesë vjet, por vetëm një investim e paguan gjithë mundin që është bërë me vite. “Road show”-at japin rezultate dhe tashmë ka investime si “Johnson Control”, “Johnson Meti”, “Wan Hu”,  u përgjigj Gruevski në pyetjen e deputetit të PL-së, Ivon Veliçkovski.

Veliçkovski, i cili nuk ishte i kënaqur me përgjigjen, konstatoi se sipas asaj që është paraparë në buxhet, qeveria dhe institucionet që e kanë për detyrë të tërheqin investime të huaja, për këtë qëllim, për vitin 2012 kanë në dispozicion mbi 23 milionë euro, por nuk dihet se sa janë harxhuar dhe për çfarë qëllimi.

“Kryeministë, nuk kishte nevojë të harxhoni 9,5 minuta që të thoni se nuk e dini se sa para janë harxhuar për “road show”-at. Mos i përmendni firmat që i shfrytëzuat edhe gjatë zgjedhjeve. Një pjesë e marrëveshjeve për këto investime, sipas asaj që e thatë, janë bërë në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2006”, reagoi Veliçkovski.

Gruveski komenton edhe emrin

Në një pyetje tjetër nga deputetët në lidhje me çështjen e emrin, Gruevski tha.

“Problemi kryesor në këtë moment është ajo se edhe ne edhe vetë ndërmjetësuesi kemi problem që të bisedojmë, dhe kjo shihet lehtë.

Qëndrimi jonë është se duam që të tejkalohet ky problem dhe se kjo është shkruar edhe në programin tonë zgjedhor. VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me çfarëdo qoftë zgjidhje që do të parashorë edhe ndryshim të Kushtetutës, me qëllim që të ndryshohet emri kushtetues, zgjidhje që do ta përfshinte edhe identitetin e populli maqedonas, gjuhën, dhe kombin dhe se nuk do të lejohet çfarëdo qoftë zgjidhje pa mos organizuar paraprakisht referendum ku të gjithë qytetarët do ta japin mendin e tyre”, theksoi Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button