ESHA i shpalli raportet: Si u harxhuan paratë për reklama për fushatën zgjedhore 2020?

Enti Shtetëror për Auditim (ESHA) i publikoi raportet nga mediat dhe subjektet tjera juridike për hapësirën reklamuese të shfrytëzuar nga secili pjesëmarrës në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 dhe mjetet që janë paguar apo kërkohen në atë bazë, njofton Portalb.mk.

Raporte kanë parashtruar 19 subjekte juridike, megjithatë dy prej tyre (“Jeni Ballkan” dhe “RFM Radio”) vetëm njoftojnë që nuk kanë emituar asnjë reklamë. Ndër 17 subjektet tjera juridike, që kanë parashtruar raporte në ESHA ka një televizion (“Tellma”), më shumë internet portale, një radio (“Ekspres”), dy kompani për reklamim në bilborde (“Akcent media” dhe “Skrin media”) dhe një shoqatë (“Zhurnalist”).

Sipas raportit të televizionit “Tellma”, gjatë fushatës janë reklamuar tetë pjesëmarrës në garën zgjedhore. Deri në momentin e parashtrimit të raportit në ESHA asnjë nga ata nuk i ka paguar obligimet. Më së shumti hapësirë reklamuese prej 36.681 sekonda ka blerë Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja dhe për atë ndaj tv “Tellma” ka borxh në vlerë prej 4,1 milionë denarë apo rreth 67.000 euro. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje” kanë huazuar hapësirë reklamuese në kohëzgjatje prej 22.700 sekonda dhe për atë, obligimet e tyre të papaguara janë 2,5 milionë denarë apo rreth 41.000 euro. Në sy bie ajo që e treta në listë për nga vëllimi i hapësirës së blerë është Partia Jote e cila është reklamuar 6.530 sekonda dhe për atë duhet të paguajë 737.249 denarë apo thuajse 12.000 euro.

Pjesa më e madhe e parave për marketing politik kanë përfunduar në kompanitë për reklamim me bilborde. Sipas raportit të kompanisë “Akcent Media”, bilborde kanë huazuar 11 subjekte politike. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje” nga kjo kompani kanë huazuar 136 bilborde në lokacione të ndryshme në vende dhe për atë obligimet e tyre janë pa paguar 7,1 milionë denarë (116.000 euro). Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja nga kjo kompani ka huazuar 131 bilborde në më tepër qytete të vendit dhe për atë kanë detyrime të papaguara prej 5,9 milionë denarë (96.000 euro). Partitë tjera politike kanë huazuar konsiderueshëm më pak bilborde, mirëpo karakteristike është ajo që ato veçmë kanë paguar për reklamimin për dallim prej dy koalicioneve më të mëdha të cilat kanë borxhe në këtë bazë.

Sipas raportit të kompanisë “Skrin Media” bilborde për fushatën zgjedhore kanë huazuar dhjetë parti politike dhe koalicione. VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje” kanë huazuar110 bilborde dhe për atë kanë detyrime në vlerë prej 4,8 milionë denarë ose rreth 78.000 euro, Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka huazuar 60 bilborde dhe përatë ka obligime të papaguara prej 2,2 milionë denarë apo rreth 36.000 euro. Edhe për këtë kompani është karakteristike që partitë e vogla tanimë kanë paguar për reklamimin ndërsa dy partitë më të mëdha kanë borxhe.

Gjendja lidhur me reklamimin zgjedhor në internet është e larmishme ku shumat e ndara për reklamim për fushatën zgjedhore janë zvogëluar në nivel drastik nga ato për mediat tjera. Megjithatë, ka shembuj që dallojnë.

Sipas raporteve të publikuara nga ESHA, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Përtëritje” ka veçuar më tepër para për onlajn marketing politik në krahasim me pjesëmarrësit tjerë në garën zgjedhore.

Ky koalicion ka ndarë shumë më të konsiderueshme prej1,2 milionë denarë ose rreth 20.000 euro për onlajn reklamim në shtatë portale të kompanisë “Global net”. Ky koalicion ka veçuare dhe 725.000 denarë për reklamim në portalin “Veçer.mk”, 431.858 denarë (plus TVSH) për reklamim në “Kajgana” dhe 431.874 denarë për hapësirë reklamuese në “Pllusinfo”.

Në anën tjetër, Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja ka veçuar 283.200 denarë për reklamim në “Makfaks” dhe “Grid” dhe 141.600 denarë për reklama në A1ON dhe shëmo jo relevante për disa onlajn media tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button