Partitë ia punuan KSHZ-së, janë reklamuar në portale të cilat nuk kërkojnë para nga shteti për reklamat

Partitë politike janë reklamuar edhe në portale të cilat nuk kanë dërguar fatura te KSHZ-ja për të marrë para shtetërore, përveç  atyre që veç  më i kanë faturuar për publikimet gjatë fushatës zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

A1on” i analizoi portalet të cilat kanë publikuar reklama, e që nuk kërkojnë para nga shteti. Ka më shumë se 10 të tilla. Në mesin e tyre ka portale pronarët e të cilëve vlerësohen se janë aktivistë partiakë prandaj edhe nuk kanë kërkuar para, ka portal i cili është në pronësi të Shoqatës për kultivim të vlerave tradicionale si dhe firma të cilat ndërlidhen me portale tjera. Shumica janë shënuar në Regjistrin e radiodifuzerëve, media të shtypura dhe portale, të KSHZ-së që ishte kusht për të pas të drejtë të publikojnë reklama parazgjedhore, por fatura për publikimet nuk kanë dërguar.

Ekspertët thonë se partitë kanë shfrytëzuar një boshllëk në ligj që edhe në këtë mënyrë të vijnë deri te reklamat. Shteti u transferon para vetëm portaleve që janë regjistruar në KSHZ. Por nuk është rregulluar si do të veprohet me ato që do publikojnë reklama, por që nuk do të kërkojnë para shtetërore.

“Nëse i publikoni që janë donacion, atëherë partitë politike duhet ta paraqesin atë si donacion sepse nuk ka mënyrë të arkëtohen në llogarinë e transaksionit të partisë. Ato nuk kërkojnë para nga shteti prandaj edhe nuk i nënshtrohen rregullave që veç më janë themeluar. Është e qartë se ata kanë shfrytëzuar boshllëk në ligj” thonë për “A1on” ekspertë të cilët e përcjellin financimin e partive.

Një pjesë e portaleve, të cilat kanë publikuar reklama, ndërsa nuk kanë kërkuar para shtetërore nuk kanë impresum, e kanë shënuar vetëm redaktorin ose te ata qëndron vetëm e dhëna se pronë e kujt është portali, por ka edhe të atilla që kanë impresum .

Në këtë grup portalesh dominojnë reklamat re VMRO-DPMNE-së, sikurse dominojnë në portale të cilat kanë dërguar fatura për reklamim, por nuk publikojnë lajme pas zgjedhjeve, nuk kanë impresum dhe janë regjistruar në adresa të shtëpive personale për çka “A1on” tashmë ka publikuar një hulumtim.

Portali prescentar.com, në të cilin gjatë fushatës zgjedhore publikoheshin reklama të VMRO-DPMNE-së tani është shuar. Nuk gjendet në Regjistrin e mediave të KSHZ-së, nuk e ka shpallur as impresumin ar pronarin

Portali prescentar.com, në të cilin gjatë fushatës zgjedhore publikoheshin reklama të VMRO-DPMNE-së tani është shuar

Gjatë fushatës krahas reklamave të VMRO-DPMNE-së ky portal ka botuar rregullisht tekste kundër LSDM-së.

Vetëm VMRO-DPMNE është reklamuar edhe në portalin megdaninfo.com i cili ka impresum të zbrazët. Deri të enjten në këtë portal qëndronin reklamat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa nga e premtja, qëndron vetëm informacioni se faqja është duke u punuar. Ndryshimi n këtë portal u përputh me pyetjet të cilat “A1on” ia dërgoi VMRO-DPMNE-së për atë se si janë paguar reklamat. Portali është i shënuar në Regjistrin e KSHZ-së, por nuk ka dërguar faturë për reklamim.

Deri të enjten në këtë portal qëndronin reklamat e VMRO-DPMNE-së, ndërsa nga e premtja qëndron vetëm se faqja është duke u punuar

VMRO-DPMNE por edhe INTEGRA janë reklamuar në planet.mk, portal pa impresum, pronë e Shoqatës për kultivim të vlerave tradicionale. Ky portal tani nuk hapet, ndërsa domeini ridrejton te portali portal.planet.mk. Faturë për të marrë para shtetërore për reklamim nuk ka dërguar edhe pse është në Regjistrin e KSH-së.

Lajme nga qershori dhe korriku qëndrojnë në portalin Portali prescentar.com, në të cilin gjatë fushatës zgjedhore publikoheshin reklama të VMRO-DPMNE-së tani është shuar i cili ka publikuar reklama për VMRO-DPMNE për zgjedhje, por nuk ka dërguar faturë për publikimet.

Portali vardarinfo.mk është pronë e Lozenka Millçeva “MM Media” SHPKNJP Dellçevë dhe sipas të dhënave nga Regjisri qendror është regjistruar këtë vit, më 14.01.2020, ndërsa kompania është themeluar më 19.07.2020. Kompania e njëjtë është pronare edhe e faqes pogled.mk

Si aktivist i BDI-së, vullnetarisht, në portalin Express.mk pronari Blerand Rexhepi ka publikuar reklama të LSDM-së dhe BDI-së. Ndonëse portali gjendet në Regjistrin e KSHZ-së, pronari thotë se nuk është lajmëruar për para shtetërore.   

LEXO: SHGM: Hetimi i PTHP-së për reklamimin zgjedhor të jetë transparent dhe jo selektiv

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button