52 portale kanë aplikuar në KSHZ për transmetimin e reklamave të partive për zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet e parakohshme të parapara për kryetarë të komunave të Shtipit dhe Pllasnicës ka përgatitur Regjistër të ri të radiodifuzerëve, mediave të shtypura dhe internet portaleve që janë të interesuar të transmetojnë reklamim politik të paguar para zgjedhjeve të 13 dhjetorit. Në të janë regjistruar 52 internet portale, 11 televizione, dy radio stacione dhe një media të shtypur, raporton Observatori Mediatik.

Në kushtet e krizës së rëndë dhe borxheve të mëdha të huaja që po bën vendi për të siguruar fonde për buxhetin e shtetit dhe për zgjedhjet e ardhshme komunale, partitë politike do të reklamojnë kandidatët e tyre me paratë e shtetit. KSHZ-ja ka marrë vetëm një vendim për të refuzuar regjistrim një internet portali në Regjistër, por vetëm për shkak sepse mediumi nuk e ka paraqitur kërkesën për regjistrim brenda afatit të caktuar deri në orën 24:00 më 5 tetor.

Si më parë, KSHZ me vendim përcaktoi vendosi që shuma që mund t’i paguhet një portali në internet nga një pjesëmarrës në procesin zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme për kryetar komune nuk mund të kalojë 15.000 euro, duke përjashtuar TVSH-në. KISHZ i përcaktoi edhe çmimet për reklamat në mediat e shkruara, në radio dhe stacione televizive për fushatën parazgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve të komunave në Shtip dhe Pllasnicë.

Sidoqoftë, ashtu si me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe tani në Regjistrin e KSHZ-së mund të gjenden versionet angleze dhe shqipe të të njëjtit medium që është paraqitur veçmas për transmetim të reklamave të partive, si dhe një medium identike që ka paraqitur dy ueb adresa të ndryshme në KSHZ për shënim në Regjistër. Si më parë, në Regjistër mund të gjeni internet portale individuale, të cilat janë plotësisht anonime në spektrin aktuale të mediave në vend.

Ndërsa paratë e shtetit janë të ëmbla për disa nga këto media edhe në kohët e vështira të krizës me koronën, Komisioni Evropian në Raportin e tij të fundit të Progresit për vendin ka vërejtje për reklamimin politik  të financuar nga shteti, që mund të ndikojë mbi politikën redaktuese të mediave.

“Mundësia që partitë politike të përdorin fonde shtetërore për reklamim në media ka ngritur shqetësime midis shoqatave mediatike rreth ndikimit të mundshëm politik mbi politikat redaktuese”, thuhet në raportin e KE.

Përndryshe, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve të mediave (SHPGPM) tashmë kanë kërkuar rishikim të Kodit Zgjedhor, me të cilin do të parandalohet që reklamimi politik në media të paguhet me para të qytetarëve, dhe mediat e tilla të shërbejnë për të përhapur fushatë negative ndaj kundërshtarëve politikë.

Prokuroria Themelore Publike një muaj më parë filloi hetim dhe në koordinim me MPB, morri dokumente nga tre kompani për të cilat ekziston një dyshim i arsyeshëm se në periudhën parazgjedhore para zgjedhjeve parlamentare ata qëllimisht kanë hapur portale pa impresm, adresë të selisë dhe pa botuar një listë çmimesh për reklama dhe pastaj partitë politike u paguanin para këtyre portaleve me shumë pak vizita për reklamimin e parazgjedhor.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button