Shqipëri, 3 viktima dhe 68 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri janë regjistruar 68 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 3 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.358, kurse numri i të vdekurve në 120.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë realizuar 496 testime për të dyshuar me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 66 qytetarë, duke e çuar në 2.463 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 36.834 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button