Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa të hënën do të protestojnë kundër vjedhjes së votave

“Zgjedhje po, vjedhje jo” kjo është motoja e  marshit protestues të organizuar nga koalicioni Alternativa – Aleanca për Shqiptarët që do të mbahet të hënën, njofton Shenja.

Nga ky koalicion theksojnë se në mungesë të drejtësisë në institucione, atë do ta kërkojnë në rrugë, duke shtuar më tej se “hajdutët janë të njëjtët”, por kësaj here siç thonë ata, ka ndryshuar populli. Skender Rexhepi nga ky koalicion theksoi se nëpërmjet marshit protestues do t’i jept mesazh BE-së dhe SHBA-së se shqiptarët kanë nevojë për demokratizim dhe se meqë synohet BE-ja, duhet të instalohen edhe këtu vlerat demokratike që i ka Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button