Ja qeveria e re e Ramës, lista e plotë me ministrat

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama e publikoi strukturën e re të kabinetit qeveritar, me 16 ministri, një zv.kryeministër që nuk do të mbajë tjetër post ministri, si dhe 3 ministra shteti, pa portofol. 

Pas konsultimesh të gjera, jo vetëm me aleatin kryesor, kreun e LSI-së, Ilir Meta, por edhe me modele të qeverive të huaja, Rama tha dje, para medias se: “është një strukturë, e cila është ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjithë degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin tonë përbëjnë një trupë me shumë parazitë brenda dhe kërkojnë një shkurtim drastik”. 

“Gazeta Shqiptare” ishte e para që paralajmëroi ndarjen e disa prej dikastereve kryesore. 

Kështu, në fillim të këtij muaji, në një shkrim të saj, Gazeta lajmëroi ndarjen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila tashmë do të jetë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë. 

Një tjetër ministri që u nda dhe që u lajmërua ishte edhe MTKRS. 

STRUKTURA E QEVERISË “RAMA” (2013 – 2017) 

Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Edmond Haxhinasto 

Ministritë: 

1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani ose Anastas Angjeli 
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri 
3. Ministria e Mbrojtjes LSI 
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati ose Roland Bimo 
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha 
6. Ministria e Drejtësisë Spartak Ngjela ose Fatmir Xhafaj 
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ilir Beqaj ose Mimi Kodheli 
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Ylli Manjani 
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Artan Lame ose Artan Shkreli 
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Lefter Koka 
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti 
12. Ministria e Shëndetësisë Klodiana Spahiu ose Petrit Vargu 
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Shezai Rrokaj ose Ledi Shamku 
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Vangjel Dule ose PS 
15. Ministria e Kulturës Auron Tare 
16. Ministria e Mjedisit Mark Frroku ose Eduard Shalsi Ministrat e Shtetit: 
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito 
18. Ministër për Çështjet Vendore Ermonela Felaj 
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Lindita Nikolla

Lajme të ngjashme

Back to top button