Arifi demanton: Marrëveshja nuk pëfshin ndërtimin e kishës

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që janë bërë ditëve të fundit për marrëveshjen mes BDI-së dhe VMRO -DPME-së se do të ngritët kishë në Tetovë.

“Dëshiroj me këtë rast të potencoj që partnerët e koalicionit në nivel komunal nuk janë marrëveshje për asgjë tjetër përveç për ndarjen e pushtetit brenda administratës komunale sipas peshës së votës që kanë pasur në zgjedhjet lokale. Gjegjësisht bëhet fjalë për dy shefa të sektorëve, një zëvendës shef sektori”, tha Arifi.

“Drejtoritë që deri tash janë udhëhequr nga kuadro maqedonas do të vazhdojnë të udhëhiqen nga ata dhe do të hapim proces për riorganizim të ndërmarrjes publike komunale. Po ashtu çerdhja do të ketë dy drejtorë ku me rast mosmarrëveshjeje mes tyre fjalën e fundit do ta ketë prefekti i komunës”,tha Arifi.

Deklarata e Arifit vjen pas formimit të këshillit të Komunës së Tetovës në marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.

Isen Xhemaili është zgjedhur kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës, pasi tre muaj radhazi puna e këtij Këshilli ishte e bllokuar.

Ai premtoi se do të angazhohet në maksimum që të punoj në të mirë të qytetarëve dhe se të realizojnë të gjitha ato projekte të cilat ua kanë premtuar qytetarëve gjatë fushatës elektorale.

Lajme të ngjashme

Back to top button