‘Drisla’ do të bashkëpunojë me komunën e Studeniçanit

Domenico Ferazzoli, kryetari i Bordit të drejtorëve të Kompanisë për deponimin e mbeturinave komunale ‘Drislla doo’ me seli në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Goran Angellov, Bllazhe Ignjatovski anëtar i bordit dhe përfaqësues të kësaj kompanie mbrëmjen e së mërkurës kanë realizuar një takim me kryetarin e komunës së Studeniçanit Azem Sadiki dhe kryetarin e Këshillit Komunal Qenan Imeri. 

Përfaqësuesit e Kompanisë “Drislla” në shenjë respekti për muajin e shenjtë të Ramazanit, kishin shtruar edhe një iftar për kryetarin e komunës dhe stafin e tij. Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie Domenico Ferazzoli në këtë takim ka njoftuar kreun e Studeniçanit për planet e tyre për të vazhduar me modernizimin e kësaj deponie. 

“Përfaqësuesi italian i cilido të investojë në deponinë ‘Drislla’ më njoftoi se me shpejtësi më të madhe kanë plane të ndërtojnë repart për selektimin e mbeturinave dhe se kanë bërë shumë punë që kjo deponi të punojë sipas standardeve evropiane”, tha Azem Sadiki, kryetari i Komunës së Studeniçanit , njoftojnë nga kabineti i tij. 

Komuna e Studeniçanit edhe njëherësh ripërsërit gatishmërinë dhe insiston në bashkëpunim, që sa më tepër të investohet në aspektin e modernizimit të kompanisë “Drislla” dhe e njëjta të punoj sipas standardeve të parashikuara me ligj dhe të mos ketë ndotje të ambientit si më parë.

Kryetari Sadiki theksoi se Komuna e Studeniçanit do të jep maksimumin që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe gjithnjë si bazë të ketë përmirësimin e kushteve të qytetarëve për një jetë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button