Mickoski: Pushteti zbatoi ryshfet masiv, VMRO-DPMNE ka kredibilitet të formojë qeveri

Lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sot i është drejtuar opinionin, pasi që mbrëmë iu shmang përballjes, pas numërimit të votave. Ai sot akuzoi për ryshfet nga ana e pushtetit, duke theksuar se opozita ka fituar në shumicën e komunave, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE e fitoi LSDM-në. Nëse i heqim votat e BESË-s, LSDM ka dy deputetë më pakë se VMRO-DPMNE. Rezultatet tregojnë se opozita ka fituar në më shumë komuna”, theksoi Mickoski.

Ai akuzoi edhe për ryshfet.

“Ky rezultat është arritur në disa rrethana të rënda. Pushteti ka zbatuar ryshfet masiv. Ueb-faqja e KSHZ-së nuk funksionon, a kei marrë informata se në mënyrë të dyshuar janë numëruar votat. E gjithë kjo më jep të drejtë që VMRO-DPMNE-në ka kredibilitet të formojë qever”, tha Mickoski.

Ai shtoi se sot kanë diskutuar me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkovskin, i cili i ka thënë se çdo procesverbal po kontrollohet në mënyrë manuale, pas së cilës do të dalin rezultatet përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button